Prefekti i Qarkut Tiranë z.
Afrim Qëndro ,në cilësinë e Kryetarit mblodhi TASK-FORCËN VENDORE të Qarkut Tiranë në zbatimit të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit 2021-2022.
Takimi kishte si qëllim vijimin e bashkëveprimit dhe koordinimit në nivel vendor për përmbushjen me rigorozitet të detyrimeve të përbashkëta të Planit të Veprimit kundër Kultivimit dhe Trafikimit të Kanabisit për vitin 2021-2022.
Goditja dhe shkatërrimi i rrjeteve të kultivimit dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe krijimi i mundësive për zhvillim të qëndrueshëm në komunitetet dhe zonat e prekura, mbetet një prioritet shumë i rëndësishëm i Qeverisë Shqiptare.
Do të vijojnë aktivitet sensibilizuese me përfaqësues të strukturave përgjegjëse të ngarkuara ligjërisht për zbatimin e këtij plani, sidomos në zonat të cilat janë identifikuar si zona me risk të lartë kultivimi, në Qarkun Tiranë.