Në datë 27.05.2019, Nënprefekti për Vorën, Kavajën dhe Rrogozhinën, organizoi një takim në Bashkinë Vorë, me përfaqësues nga Komisariati i Policisë Vorë, përfaqësues të Drejtorisë së Pronave Publike dhe Pyjeve, të OSHEE-së, si dhe administratorë dhe kryepleq të njësive administrative të kësaj bashkie. Ky takim u organizua në kuadër të zbatimit të detyrimeve ligjore për luftën kundër kultivimit dhe trafikimit të kanabisit. U diskutua forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional në lidhje me intensifikimin e marrjes së masave kundër kultivimit të bimëve narkotike, çdo strukturë vendore të ushtrojë kontroll dhe sensibilizim në territorin që kanë përgjegjësi ligjore.