Nga raportimet e bëra nga qyetarët e zonës së Qesarakës në Dajt, rezulton se një mur mbajtës është dëmtuar dhe si pasojë po fillon të shëmbet, duke rrezikuar kështu jetën e banorëve dhe kalimtarëve.
Menjëherë pas këtij njoftimi Bashkia Tiranë, ka vendosur sinjalistikën e duhur në mënyrë që qytetarët të kenë kujdes dhe të shmanget sado pak rrezikshmëria. Gjithashtu vazhdon puna për rehabilitimin e zonës së rrezikut dhe ka filluar pilotimi përreth murit. Përgjegjësi I sektorit të Emergjencave Civile pranë Prefektit të Qarkut Tiranë, I ndodhur në vëndngjarje raporton se situata është duke u stabilizuar.