Në kuadër të nismës “Të pastrojmë Shqipërinë” Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë në bashkëpunim me Bashkinë Kamëz bëri mbjelljen e 250 pemëve, 50 pemë në Rrugën “Arben Broci” dhe 200 pemë në Babrru Qendër, të dhuruara nga biznese private dhe Banka Credins.