Në kuadër të nismës “Pastrojmë Shqipërinë që duam” të iniciuar nga Ministria e Mjedisit, Prefekti i Qarkut Tiranë sot më datë.22.01.2018, organizoi një takim ku u diskutua mbi mënyrën e funskionimit dhe masat që do të merren për ndërtimin e një Plani Veprimi ndërhyrës në zonat më problematike të Qarkut Tiranë.
Të pranishëm në këtë takim ishin:
Z.Andi Seferi, Bashkia Tiranë
Z.Zaim Kupa, Bashkia Kamëz
Z.Pëllumb Brusha, Bashkia Vorë
Z.Përparim Caca, Bashkia Kavajë
Z.Dhimitër Ziu, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
N/Kolonel, z.Luan Domi, Komanda Mbështetëse
Znj.Bora Panajoti, Këshilli i Qarkut Tiranë
Z.Ardit Collaku, Agjencia Kombëtare e Turizmit
Z.Xhevahir Hoxha, Drejtoria Arsimore Rajonale e Qarkut
Z.Petrit Shehi, Autoriteti Shëndetësor Rajonal.
Në fjalën e saj Znj.Jahollari, theksoi rëndësinë e impenjimit maksimal nga të gjithë Institucionet të përfshira në këtë Plan Veprimi. Në këtë takim u ndanë detyrat përkatëse për secilin institucion, si dhe u kërkua të evidentohen hot-spotet me pikat më problematike, ku ndërhyrja e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë është e domosdoshme.