Më datë 10.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari bëri një vizitë në Selinë e Shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, me rastin e Ditës së Ashures ku u mirëprit nga Kryegjyshi Botëror I Bektashinjve Shenjtëria e Tij Haxhi Dede Edmond Brahimaj. Znj. Jahollari, falenderoi Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj për ftesen si dhe uroi të gjithë besimtaret Bektashian me urimet më të përzemërta me rastin e kësaj feste.