Sot, më datë 26.11.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mblodhi Komisionin e Planifikimit e Perballimit te Emergjencave Civile ku ishin të pranishëm zv. Ministria e Brendshme Znj. Romina Kuko, Kryetari i Këshillit të Qarkut Tiranë Z. Aldrin Dalipi si dhe përfaqësues të 5 Bashkive te Qarkut si dhe te institucioneve që janë pjesë e Komisionit te Qarkut te Emergjencave Civile. Në këtë takim që u drejtua nga Prefekti i Qarkut u diskutua për masat emergjente për të përballuar situatën e jashtëzakonshme të krijuar nga tërmetet e sotme si dhe u dha nje pasqyre per situaten e demtimeve per cdo Bashki.
Për sa më sipër, u vendos që Bashkia Tiranë të ketë 27 pika kontakti nga njësitë administrative për t`ju ardhur në ndihmë njerëzve në nevojë, si dhe te 5 qendrave sociale. Në dispozicion të Bashkisë Tiranë do të jenë 30 specialistë nga kontigjenti i evakuim shpëtimit nga donatoret e huaj
Bashkia Vorë do të ketë 2 qendra pritse ne Vore e në Marikaj të cilat do të jenë njëkohësisht dhe qendra sociale.
Në dispozicion të Bashkisë Vorë nga operatori i shërbimit shëndetësor do të vendoset dhe një autoambulancë.
Në Bashkinë Kavajë janë ngritur 10 cadra në një qendër pritese ku u vendos të ketë dhe 5 specialistë shpëtim kerkimi.
Në Bashkinë Kamëz u vendos të hapen 2 qendra pritese ne stadium dhe ne Paskuqan .
Prefekti i Qarkut Tiranë dhe Qeveria e Republikës së Shqipërisë ju bën thirrje të gjithë qytetarëve dhe bizneseve për solidaritet në këtë kohë të vështirë, te ruajne qetesine e ti drejtohen numrave te policise se shtetit112
Do vazhdojme te qendrojme ne krye te detyres, ne terren , institucioni i prefektit te Qarkut, pushteti vendor, strukturat e policise dhe gjithe strukturat e tjera ne nivel vendor, ne bashkepunim dhe koordinim te gjithe sebashku