Sot më datë 23.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Tiranë në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar në Tiranë për Ullmar Qvick- ambasador i Kulturës shqiptare në Suedi. U vleresua kontributi i tij i madh si njohës i kulturës shqiptare, studiues i historisë dhe gjuhësisë shqipe, si dhe përkthyes i shkëlqyer nga gjuha shqipe në suedeze dhe anasjelltas.