Sot, më datë 20.11.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari mori pjesë në “Analizën e 100 ditëve të para në Bashkinë Kamëz” të organizuar nga kryetari i bashkisë Z.Rakip Suli në bashkëpunim me stafin e tij. Në këtë aktivitet morën pjesë Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Z.Taulant Balla, Ministria e Shtetit për Parlamentin Znj. Elisa Spiropali, deputetët e zonës Z.Ervin Bushati dhe Eljo Hysko, kryetari i Këshillit të Qarkut Z. Aldrin Dalipi, si dhe shumë qytetarë dhe mbështetës të kryetarit të bashkisë Z.Rakip Suli. Në këtë analizë u bë prezantimi i gjendjes së bashkisë siç ka qenë para ardhjes së Z.Suli në krye të Bashkisë Kamëz si dhe puna që është bërë dhe po vazhdon të bëhet që nga data 30 Qershor 2019 e në vazhdim. Z.Suli theksoi se nga një mungesë e theksuar e investimeve të nevojshme në fusha të ndryshme nga paraardhesi i tij, ka filluar puna në mënyrë intensive për të ndryshuar dhe për ti ardhur në ndihmë me shërbimet të cilat i takojnë çdo qytetari dhe taksa paguesi të rregullt në qytetin e Kamzës. Z.Suli u duartrokit dhe mori urime të shumta nga të gjithë të pranishmit në sallë për energjinë dhe vullnetin e lartë për ti shërbyer me rigorizitet dhe përkushtim komunitetit të Kamzës.