Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në ceremoninë e vendosjes së kurorave me lule e homazheve që u organizua tek Varrezat e Dëshmorëve të Kombit, në nder të 29 Nëntorit ditës së Çlirimit të Atdheut. Në këtë ceremoni morën pjesë Presidenti i RSh Z.Ilir Meta, Kryeministri i RSh, z. Edi Rama, Kryetari i Bashkisë Tiranë Z.Erion Veliaj, Ministra e Deputete, Organizata të Dëshmorëve e Veteranëve të LANÇ, si dhe familjarë të dëshmorëve të rënë për lirinë e Atdheut.