Më datë 19.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari mori pjesë në festimet e organizuara me rastin e 60 vjetorit të Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, ku ishin të pranishëm zyrtare të lartë të shtetit, përfaqësues të trupit diplomatik në Tiranë, si dhe pjesëmarrës të klerit në Shqipëri. Në këtë organizim u theksua se bashkëjetesa dhe harmonia me komunitetet e tjera fetare janë vlerë e shtuar e kombit tonë. Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve mori shumë mesazhe urimi nga të pranishmit në këtë event si dhe nga presidenti i Republikës së Shqipërisë z. Ilir Meta, Kryeministri z. Edi Rama e shumë të tjerë.