Sot, më datë 16.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në homazhet si dhe në ceremoninë shtetërore të lamtumirës për nder të Majorit Klodian Tanushi, i cili u nda nga jeta në Letoni, si pasojë e plagëve të marra nga shpërthimi i një mine. Znj. Jahollari shprehu ngushëllimet e saj më të sinqerta dhe të ndjera bashkëshortes, fëmijëve dhe të afërmve të tij, per humbjen e njëriut të tyre të shtrenjtë, i cili do të kujtohet për jetë si dëshmor i Atdheut, krenari e vendit tonë.