Më datë 24.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në iftarin e organizuar nga Bashkia Tiranë me rastin e muajit të Bekuar të Ramazanit. Në këtë iftar, i cili u hap me fjalët mikpritëse nga kryetari i bashkisë, z. Erion Veliaj, ishin te pranishëm anëtarë te Qeverisë, deputetë, Myftiu i Komunitetit Mysliman të Tiranës, z. Ylli Gurra, përfaqësues të klerit në Tiranë, përfaqësues të pushtetit vendorë etj. Gjatë këtij iftari u dhanë shumë mesazhe urimi për begati, harmoni, paqe, e dashuri ndërmjet komuniteteve të ndryshme të kombit tonë.