Sot më datë 30.04.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Konferencën e Parë Kombëtare me tematikë: “Aktorë të Vijës së Parë Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”.
Ky aktivitet u organizua nga “Qendra e Koordinimit Kundër Ekstremizmit të Dhunshëm”, në bashkëpunim me OSBE.
Në këtë Konferencë, u prezantuan raste konkrete mbi ndërhyrjen dhe angazhimin e institucioneve publike shtetërore, si dhe u paraqitën disa praktika të mira nga Ndërhyrjet e Partnerëve Ndërkombëtarë.