Sot, më datë 03.12.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë Suzana Jahollari mori pjese ne mbledhjen që u zhvillua nga Zv/ministria e Bujqesisë Znj. Ermira Gjeci e cila është në krye të shtabit te emergjencave civile për Qarkun Tiranë, ku ishin të pranishëm përfaqësues të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Bashkimit Europian si dhe përfaqësues të 5 bashkive të Qarkut Tiranë. Në këtë takim u diskutua për ndihmën që do te ofrojnë këto organizata duke asistuar në punën që po bëjnë aktualisht grupet e vlerësimit në terren për dëmet e shkaktuara nga termeti i dates 26.11.2019. U vendosen pikat e kontaktit si dhe u disktua për metodoligjinë e veprimit në të njëjtën mënyrë nga të gjitha grupet në mënyrë që të kemi një vlerësim sa më të saktë dhe real ne 5 bashkite e qarkut.