Prefekti i Qarkut Tiranë, në datë 07.07.2020, zhvilloi takimin e rradhës së Task Forcës vendore anti COVID-19. Nisur nga nevoja emergjente për koordinimi dhe bashkëpunim, referuar situatës aktuale, ku tashmë janë vënë në funksion linjat e transportit urban qytetas dhe ndërqytetas, u diskutua në lidhje me maksimalizimin e punës nëpërmjet organizimit të grupeve dhe subjekteve për kontroll. Referuar detyrimeve ligjore në lidhje me shërbimet e ofruara nga operatorët e transportit publik, Task Forcës vendore anti COVID-19 iu bashkua edhe Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Bashkia Tiranë. Kjo Agjenci do të kontrollojë 16 linja brenda qytetit dhe Policia Bashkiake 25 linja rrethqytetase fshat. Drejtoria e Transportit Rrugor, krahas taksive do të vazhdojë me monitorimin e zbatimit të protokolleve përkatëse në këtë fushë nga operatorët e transportit publik ndërqytetas me 6 inpektorë në 2 terminale kombëtare dhe 1 terminal ndërkombëtar: tek kthesa e Kamzës, tek Rr. Elbasanit, tek Asallan Rusi. Problematikë kryesore, nga dita e parë e hapjes së këtij shërbimi ka qenë bindja e qytetarëve që udhëtojnë me linjat rrethqytetase fshat për mbajtjen e maskave. Situata do të monitorohet në vijim duke bërë edhe shpërndarje të maskave aty ku qytetari nuk e ka për momentin.