Sot, më datë 19.08.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti në takim Drejtorin e Drejtorisë Rajonale të Autoritetit Kombëtarë të Ushqimit, Z. Sefer Sefa. Në këtë takim u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional , si dhe për masat e marra për zgjidhjen e problematikave të evidentuara në Qark, lidhur me sigurinë ushqimore, fushë kjo me ndjeshmëri të lart në komunitet.