Sot më datë 11.06.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari priti në takim Nënkolonelin në Rezerve, z.Agim Lleshi, përgjegjës sektori rekrutimi në Qendrën e Personel Rekrutimit, në Shtabin e Përgjithshëm të Forcave të Armatosura. Në këtë takim u diskutua rëndësia për sensibilizim të Pushtetit Vendor në Qarkun Tiranë për punësimin e të rinjve, për rritjen e bashkëpunimit ndërinstitucional për rekrutimin në FA.