Sot, më datë 12.09.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, priti ne takimin e radhës qytetarë të Qarkut, të cilët shprehen shqetësimet e tyre lidhur me çështje të verifikimit të titujve të pronësisë, të kompensimeve të dëmeve materiale si dhe të hapësirave publike. Znj. Jahollari, ne takim, ku moren pjese dhe nga stafi i Institucionit, theksoi se çdo shqetësim do të trajtohet rigorozisht nga strukturat e Institucionit si dhe në bashkëpunim me organet në nivel qendror e vendor. Angazhimi i Prefektit është maksimal për të trajtuar çdo problematikë deri në zgjidhje, duke vënë në dijeni edhe qytetarët mbi ecurinë e kërkesave të tyre.