Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me sekretarin e Keshillit Bashkiak Tiranë
February 28, 2020
Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me drejtorin e Drejtorisë së Arkivave shtetërore Vendore
March 2, 2020

Prefekti i Qarkut Tiranë priti në zyrë Nënprefektin e Ishujve të Jonit

Sot, më datë 28.02.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari priti në zyrë Nënprefektin e Ishujve të Jonit z.Kostantinos Zormpas, bashkëpunëtorin e tij z.Ioannis Armeniakos, si dhe Sekretarin e Ambasadës Greke z.Anagiotis Anagnostopoulos. Tema e këtij takimi ishte solidarizimi me njerëzit e prekur nga tërmeti i rënë me datë 26.11.2019 si dhe masat e menjëhershme që u morën nga emergjencat civile dhe shteti shqipëtar. Znj.Jahollari falenderoi nën/prefektin z.Zompas për ndihmat humanitare që solli pranë Rezarvave të Shtetit në Tiranë, si mënyrë solidarizimi nga shteti Grek për banorët e prekur nga tërmeti i datës 26.11.2019. Në fund të takimit z.Zormpas ftoi institucionin e Prefektit të Qarkut Tiranë për të bërë vizitë pranë institucionit të Prefekturës Greke si mundësi e shkëlqyer për bashkëpunim dhe shkembim eksperiencash ndërinstitucionale.

Comments are closed.