Sot, më datë 30.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari në pamundësinë e sekretarit të Këshillit Bashkiak për të zhvilluar thirrjen e mbledhjes së parë dhe në mbështetje të pikës 2 neni 48, zhvilloi kostituimin e Këshillit të ri bashkiak si dhe Kryetarit të ri të Bashkisë Kavajë, Z.Redi Krali ku ishin të pranishëm Ministria e Shtetit për Parlamentin, Znj. Elisa Spiropali, deputeti i zones, Z.Arben Ahmetaj, si dhe anëtarët e këshillit bashkiak, punonjës të bashkisë, si dhe qytetarë të cilët mbështeten kryetarin e ri në detyrë. Proçesi i ceremonisë u zhvillua në ambjentet e Nënprefekturës së Qarkut Tiranë e cila ndodhet në Kavajë, në zbatim të plotë të ligjit. Mbledhja u organizua dhe u drejtua nga Prefekti. Dhe përshendetja si përfaqësues politik në Qark, u mbajt nga Prefekti, Znj. Jahollari. Pas përfundimit të proçesit normal dhe të rregullt të kostituimit, Z. Krali me mbeshtetjen e Prefektes së Tiranës si dhe shefit të komisariatit Kavajë u zhvendosën në ambjentet e bashkisë Kavajë ku u penguan nga turma e qytetarëve të cilët kishin dalë në mbrojte të Bashkisë ku Kryetari paraardhës kishte mbyllur dyert e Bashkisë duke uzurpuar këtë institucion të Shtetit. Znj. Jahollari dha deklaratë për mediat ku tha se institucionet janë të Shtetit, Kryetari do marrë detyrën që i takon sipas ligjit.