Më datë 21.01.2019 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi mbledhjen me drejtorët rajonal të kadastrës ku ishin të pranishëm drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Kamëz-Vorë z.ARION Bistri, drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Rurale NR.2 (ALUIZNI) z.Rezart Elmazi, drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana Veri z.Elion Semanaj, si dhe drejtori i Drejtorisë Vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Tirana Jug z.Maringlen Disha. Qëllimi i këtij takimi ishte forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional, krijimi i një rrjeti të qëndrueshëm komunikimi në lidhje me shkëmbim e informacionit për sa i përket kërkesave dhe ankesave të qytetarëve dhe gjithashtu një prezantim të arritjeve të vitit 2019 shoqëruar me sfidat për vitin 2020.