Sot më datë 14.05.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen në lidhje me problematikat e digave dhe rezervuarëve.
Është mbyllur faza e parë e dorëzimit të aseteve nga Drejtoria e Ujitjes dhe Kullimit Durrës tek 5 Bashkitë. Përfundimi i dorëzimit të aseteve i hap rrugët monitorimit të problematikave të digave, rezervuarëve dhe dambat në Qarkun e Tiranës. U la detyrë ngritja e grupit të punës me përfaqësues nga institucionet në nivel qëndror dhe në nivel vendor. Gjithashtu u krye edhe një evidentim i gjëndjes faktike të digave. Morën pjesë përfaqësues nga 5 Bashkitë, Ministria e energjisë dhe infrastrukturës, Policia Vendore, Inspektoriatet, Këshilli i Qarkut, Komiteti Kombëtar i Digave , Ministria e Bujqësisë.