Sot, më datë 20.01.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari zhvilloi një takim me drejtorin e Përgjithshëm të Agjencisë së Bregdetit pranë Ministrisë së Turizmit z.Ledion Lako, me qëllim pasqyrimin e situatës aktuale të personave të prekur nga termeti që vazhdojnë të jenë ende të strehuar në Hotele. Qëllimi i këtij takimi ishte që nëpërmjet influencës së Prefektit për angazhimin maksimal të Bashkive të nxitet dhe përshpejtohet procesi i aplikimit të bonuseve të qerave dhe zhvendosjen sa më të shpejtë të të gjithë përsonave që vazhdojnë qëndrojnë ende në hotele. Gjithashtu në takim u diskutua edhe mbi vazhdimin e bashkëpunimit ndërinstitucional në kuadër të Komitetit të Turizmit për Qarkun, i kryesuar nga Prefekti i Qarkut, dhe në këtë aspekt u diskutua mbi planifikimin paraprak dhe marrjen e masave preventive nga ana e Bashkive, për sezonin turistik veror, duke u fokusuar kryesisht në 4 aspekte kryesore sic janë përmirësimi i pastrimit të plazheve dhe rritja e kapaciteteve të pastrimit në zonën turistike në përgjithësi, përmirësimi i qarkullimit rrugor, përmirësimi në rritjen e hapësirave të plazheve publike dhe rritja e sigurisë në plazhe (siguria publike, masat kundra zjarrit, etj), si dhe bashkëpunim e takime të vazhdueshme me Tour-Operatorë që zhvillojnë aktivitet në territorin e Qarkut Tiranë.