Sot, më datë 22.08.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me inspektoret dhe Drejtorin Rajonal të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Në këtë takim Znj. Jahollari, përshëndeti punën e bërë mbi kontrollet dhe inspektimet e zhvilluara, si dhe diskutoi mbi masat e marra për zgjidhjen e problematikave të evidentuara në Qark, lidhur me sigurinë ushqimore.Në përfundim të këtij takimi Prefektja kërkoi një angazhim të shtuar nga gjithsecili në punën e tij.