Sot, më datë 07.06.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me përfaqësues të Sektorit të AMTP-ve pranë Bashkisë Tiranë ku ishin të pranishëm Mimoza Leka, përgjegjëse e sektorit të AMTP-së, Stela Fishta, juriste, Isida Qilimi, inxhiniere Gjeodete etj. Në këtë takim u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional si dhe u la detyrë për raportimin e vështirësive të hasura nga të dyja palët në mbarëvajtjen e proçesit të punës sipas zbatimit tē ligjit.