Sot, më datë 08.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e parë të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për vitin 2019.Të pranishëm në këtë takim ishin z. Dhimitraq Ziu, Zv.Drejtor i Policisë Vendore Tiranë, z. Ledion Lako, Drejor i Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, znj. Bujana Toromani, Kryetar i Degës Territoriale në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit, përfaqësues të Bashkive të Qarkut Tiranë dhe të Institucioneve ligjëzbatuese në fushën e Turizmit. Në këtë takim u diskutua mbi arritjet në fushën e turizmit gjatë vitit 2018, si dhe mbi punën përgatitore dhe masat e marra nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe Institucionet Rajonale (sipas fushave të veprimtarisë dhe detyrave funksionale), për menaxhimin dhe mbarëvajtjen e sezonit turistik veror 2019. Znj. Jahollari kërkoi angazhimin maksimal të gjithë strukturave të pushtetit vendor dhe atij qëndror në mbarëvajtjen e një sezoni turistik sa më të suksesshëm dhe atraktiv për turistët.