Sot, më datë 19.06.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e radhës të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në kuadër të çeljes së sezonit turistik 2019, ku ishin të pranishëm përfaqësues nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, Bashkia Rrogozhinë, Këshilli i Qarkut Tiranë, Drj.Vendore e Policisë etj, ku u diskutua për masat e marra nga çdo institucion i pushtetit qendror dhe vendor, si dhe operimi i strukturave përgjegjëse në terren. Pjesë e diskutimeve të takimit u bënë dhe problematikat e konstatuara për gjatë vijës bregdetare të Bashkisë Kavajë dhe Rrogozhinë nga Grupi i Monitorimit të ngritur nga Prefekti i Qarkut Tiranë. Në përfundim të mbledhjes znj. Jahollari kërkoi nga të pranishmit angazhim maksimal në përmbushjen e detyrimeve ligjore për të garantuar një sezon turistik sa më të sigurtë dhe atraktiv për pushuesit.