Sot, më datë 24.07.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e rradhës me Drejtorin e Përgjithshëm të Njësive Administrative dhe Emergjencave Civile, Z. Erindi Bejko , Drejtorin e Emergjencave Civile të Bashkisë Tiranë, Drejtorin e DPN2 Z. Elton Kacidhja, përfaqësues të përsonelit xhenier nga Forcat Armatosura si dhe përfaqësues të Njësisë Administrative Kërrabë. Në këtë takim u diskutua për marrjen e masave të menjëhershme për asgjësimin e masivit shkëmbor në zonën e Kërrabës, Bashkia Tiranë. Në përfundim të mbledhjes u vendos që të bëhet lajmërimi i banorëve të zonës për evakuimin sa më të shpejtë nga shtëpitë e tyre në mënyrë që në rast shkëputjeje të këtij masivi shkëmbor të shmangen pasojat në njerëz, bërja e një projekti për proçedurën e mënyrës së veprimit nga ana e Bashkisë Tiranë, si dhe fillimin e punimeve për asgjësimin e këtij masivi shkëmbor nga DPN2, në zbatim të këtij projekti.