Sot, më datë 02.05.2019, Prefekti i Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin e rradhës të Këshillit të Basenit Ujor me pjesmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria e Mjedisit, Bashkitë Tiranë, Vorë, Shijak, Krujë, Agjensisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore si dhe përfaqësues të grupeve të interesit. Në këtë mbledhje u diskutua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional në vendimmarrje, standardizimi i procedurës, si dhe u shqyrtuan kërkesat për leje shpimi pusesh, sipas ligjit.