Sot më 26.07.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, zhvilloi mbledhjen me grupin e Auditimit nga Ministria e Brendshme. Morën pjesë edhe përgjegjësitë e sektorëve të institucionit të Prefektit. U diskutua në lidhje me ndryshimet, punën e realizuar, problematikat e ndryshme si dhe detyrat e lëna nga auditimi mëparshëm. Grupi i auditit do të filloj auditimin më 3 shtator në Institucionin e Prefektit.