Me datë 01.03.2018 Prefekti i Qarkut Tiranë Znj.Jahollari u takua me Prefektin e Romës – Znj. Paola Basilone, një grua me një karrierë të pasur në fushën e Policisë dhe sigurisë.
Në takim u diskutua mbi problematikat që hasen në kryerjen e kësaj detyre shumë të rëndësishme, analogjitë e Institucioneve, si dhe mundësinë e shkëmbimit të eskperiencave dypalëshe në të ardhmen, me synim përmirësimin e punës.
Në fund Prefekti i Qarkut Tiranë e ftoi znj.Basilone të vizitojë Tiranën së shpejti.