Ditën e sotme më datë 24.09.2019, Prefekti Qarkut Tiranë Znj. Suzana Jahollari sëbashku me grupin e punës te ngritur nga stafi i Prefekturës, policinë e Komisariatit Vorë si dhe përfaqësues të INUV Bashkia Vorë, inspektuan situatën e rëndë të rrëshqitjes së rrugës dhe të dheut në afërsi të godinës së Bashkisë Vorë, duke vënë në rrezik dhe vetë ndërtesën e Bashkisë e cila aktualisht është pjesërisht e shfrytëzushme. U morën masat e menjëhershme në mënyrë që kjo situatë e krijuar nga reshjet e shumta të shiut të kthehet në normalitet. Situata po ndiqet me përparsi nga Instanca shtetërore për zgjidhjen e menjëhershme të këtij problemi.