Prefekti Qarkut Tiranë znj. Suzana Jahollari, monitoroi situatën emergjente në një pallat 8 katësh, në të cilin janë përmbytur 2 kate nëntokë . Për zgjidhjen e kësaj situate të rënduar u angazhua Drejtori Emergjencave Civile i Bashkisë Tiranë z. Erind Bejko, Inspektoriati Shëndetit Publik, Shërbimi I zjarrfikësve, UKT, Forcat e Armatosura dhe Policia Bashkiake. Prefekti ka nxjerrë një udhëzim ku përcakton masat që duhen marrë e zbatuar nga të gjithë strukturat përkatëse në mënyrë që situata të mos përsëritet. Aksioni vazhdon.