Sot në datën 21.11.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, znj Suzana Jahollari, zhvilloi një takim me Drejtorin e DPN2 të Bashkisë Tiranë, z. Elton Kacidhja.
Takimi u zhvillua mbi gjendjen dhe masat e marra për kanalet kulluese, rezervuarët, digat, urat dhe rrugët rurale në Bashkinë e Tiranës.
Një rëndësi e veçantë ku u vendos dhe theksi i bisedës së këtij takimi ishte marrja e masave dhe rakordimi i forcave, mjeteve dhe veprimeve të strukturave të bashkisë për përballimin e situatave të përmbytjeve në stinën e shirave të pritshëm.
Një ndër problematikat kryesore mbetet edhe kanali i derdhjes së Lanës.