Sot më datë 09.07.2018 Institucioni Prefektit të Qarkut Tiranë zhvilloi mbledhjen mujore me administratën e Prefektit. Në mbledhjen e sotme u pasqyrua analizua 6 mujore nga sektori i financës dhe shërbimeve mbështetëse.
U përcaktuan detyra dhe problematika në lidhje me rishikimin e rialokimin e buxhetit, hartimin e statistikave që shërbejnë për evidentimin e gjëndjes në sektorë të ndryshëm për të siguruar realizimin e misionit të Institicionit të Prefektit, grafikim i punës për sistemim e arkivim të dokumentacionit të viteve 1997- 2007, ndjekjen më të mirë të kërkesë ankesave të qytetarëve duke zbatuar në menyrë rigoroze profesionalizëm e afatet ligjore, plotësim me personel nga DAP mbetet një ngërc në punën e administratës publike, vlerësimet 6 mujore për punonjësit të përgatiten bazuar në vleresimin real të performancës në punë, etj.