Sot, më datë 17 Nëntor 2019 , Prefektja e Qarkut Tiranë, Zj . Jahollari, mori pjesë në ceremonine e zhvilluar për pervjetorin e 75-vjetorit të Çlirimit të Tiranës. Ceremonia u organizua nën kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Tiranë. Të pranishëm ishin përfaqësuesit më të larte të politikes dhe Qeverisë Shqiptare, z. Erjon Braçe, Zv/Kryeministër, z. Taulat Balla, Kryetari i Grupit Parlamentar te PS, znj. Vasilika Hysa, Nën/Kryetare Parlamenti, z. Petro Koçi, Zv/Ministri i Mbrojtjes, znj. Ogerta Manastirliu, Ministre e Shendetësise si dhe deputete e përfaqësues të Organizatës Kombetare të Dëshmorvëe të LANÇ dhe Dëshmoreve të tjerë të Atdheut, Organizatës Kombëtare të Veteranëve të LANÇ.
Në fjalimet e mbajtura në këtë aktivitet mesazhet ishin se LANC eshte ngjarja me e rendesishme historike per Kombin, ngjarje qe na rreshtoi ne krahun e duhur te historise, ne krahun e fitimtareve, perkrah SHBA, UK, Frances .Edhe sot pas 75 vjet , te vazhdojme të bashkuar dhe në krahun e duhur të historisë për ta çuar Shqipërinë gjithmonë e më përpara në rrugën e integrimit europian.