Në datë 02.05.2018 Prefektja e Qarkut Tiranë Znj.Suzana Jahollari organizoj një takim me Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrsë Arsimit, Rinisë dhe Sporteve Z. Koli Bele.
Gjatë këtij takimi i cili u zhvillua pranë ambienteve të Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u diskutuan një sërë problematikash në fushën e arsimit, specifikisht mbi emërimin dhe shkarkimin e e mësuesve (edukator) në arsimin parashkollorë.
Z.Koli shprehu gadishmërin për vijimësinë e bashkëpunimit midis dy institucioneve për zgjidhjen e këtij ngërçi që konflikton Bashkitë dhe Drejoritë Arsimore në Qarkunë e Tiranës.