Në datën 25.12.2017 ora 10.30 Institucioni i Prefektit të Qarkut Tiranë, në ambientet e shkollës 9- vjeçare “Avni Rustemi” ka shpërndarë 160 pako me ndihma ushqimore me rastin e festave të fundvitit, për fëmijët me aftësi të kufizuara.
Ky aktivitet u mundësua nën kujdesin e veçantë të Prefektes Znj. Suzana Jahollari. Përfaqësuesit e Institucionit të Prefektit në këtë aktivitet theksuan se një vëmendje të posaçme në bashkërendimin e punës në nivel vendor do të zërë edhe lufta kundër diskriminimit të fëmijëve me nevoja të veçanta.
Ne synojmë dhe do të sigurohemi që këta fëmijë të përfshihen larg çdo forme stigmatizimi në arsimin e detyrueshëm si dhe në të gjitha aspektet e jetës shoqërore.