Në zbatim të Urdhërit Nr. 6 datë 26.01.2017 të Kryeministrit “Për ngritjen e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave”, si dhe Urdhërit Nr. 39 datë 20.02.2018 të Prefektit në datën 22.02.2018 ambientet e Institucionit të Prefektit të Qarkut Tiranë u ngrit KRAT-i nën drejtimin e Prefektes Znj. Suzana Jahollari.
E pranishme në këtë mbledhje ishte Znj. Rovena Voda Zv/ Min.Brendshëm, si dhe të gjithë anëtarët e përfshirë në Komitetin Rajonal Kundër Trafikimit Njerëzor.
Në këtë mbledhje u diskutua sipas rendit të ditës për:
- Punën e realizur nga të gjitha strukturat Kundër Trafikimit njerëzor në të gjitha etapat, duke filluar nga parandalimi, ndjekja penale, mbrojtja sociale, bashkërendimi i punës.
- Miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal Kundër Trafikimit të Personave.
- Në lidhje me problemet e ndeshura, si dhe rreth hartimit të fushatave të përbashkëta sensibilizuese.
- Përcaktimin e detyrave dhe masave që do merren në zbatim të Strategjisë Kombëtare kundër Trafikimit Njerëzor.
- Përckatimin e anëtarëve të Tryezës Teknike.