Tirana feston 73-vjetorin e çlirimit
November 17, 2017
26-Nëntori Panvarësia e Tiranës
November 26, 2017

Raportime për gjendjen e përgjithshme të prefekturave

Me datë 22.11.2017, ora 10:00 në mjediset e Prefekturës së Tiranës do të zhvillohet një takim me të gjithë prefektët e vendit.

 

Në takim do të marrë pjesë Këshilltari i KM për Sigurinë, si dhe Drejtori i Kabinetit të MB dhe Drejtori i Kabinetit të MM.

 

Agjenda e takimit do të përmbajë:

 

·       Raportime nga prefektët për marrjen e detyrës dhe fillimin e punës, sipas këtyre çështjeve:

o   Funksionimi i institucionit të prefekturës, organizmi, struktura, infrastruktura, personeli, administrimi dhe mbështetja,

o   Monitorimi i gjendjes, vlerësimi i saj dhe informimi i qeverisë.

·       Raportime për gjendjen e përgjithshme të prefekturave sipas këtyre çështjeve:

o   Gjendja e rendit dhe e sigurisë,

o   Gjendja e shërbimeve kryesore për qytetarët si shëndetësia, arsimi, mbështetja sociale, etj.,

o   Gjendja në fushën e mbrojtjes civile dhe niveli i përgatitjes së strukturave përgjegjëse për përballimin e stinës së dimrit.

 

Ne pjesën e dytë të takimit do të diskutohet dhe do të përcaktohen formatet e raportimit, përmbajtja e raportimit, frekuencat  e raportimit dhe çështje të tjera që do të mundësojnë një funksionim të mirë të institucionit të prefektit, në përputhje me kërkesat e ligjit si dhe me detyrat e përcaktuara nga Kryeministri.

 

Prefektët janë të autorizuar që të marrin me vete deri në dy persona nga stafi për të mbështetur veprimtarinë e tyre në mbledhje.

Comments are closed.