Sot më 17.11.2018 Prefekti Qarkut Tiranë, Znj. Suzana Jahollari, mori pjesë në Ceremoninë Përkujtimore të Ditës së Clirimit të Tiranës. Znj. Jahollari, theksoi se është një ndër ditët më historike të qyetit pasi 74 vite më parë, në Tiranë agoi një ditë e re, falë gjakut të mijëra të rinjve dhe sakrificës së familjeve tiranase, prandaj është detyrimi ynë të kujtojmë ata që hodhën spirancën e lirisë si shpresën e një populli. I nderuar qoftë për jetë kujtimi tyre.
Në këtë ditë feste Prefekti Qarkut Tiranë, shoqëruar nga Kryetari i Organizatës së Dëshmorëve të Atdheut, Z. Ilir Shkëmbi, vizituan familjen e Veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare Hamid Shijaku.