I Sot më datë 01.06.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari e shoqëruar nga Nën Prefekti dhe përgjegjësi i sektorit të zhvillimit urban, zhvilluan një takim në ambjentet e Bashkisë Vorë ku u pritën nga kryetari i bashkisë në detyrë z.Hekuran Brahimaj. Në këtë takim u diskutuan disa çeshtje të ndryshme ku ndër të tjera janë: -Largimi i mbetjeve të ngurta të mbetura si pasojë e shembjes së ndërtesave të dëmtuara nga tërmeti i datës 26.11.2019, furnizimi me ujë të pijshëm 24 orë në të gjitha njësitë e bashkisë Vorë, largimi i mbetjeve urbane nga shtrati i lumenjve, strukturimi i ri i bashkisë Vorë e të tjerë. Znj.Jahollari theksoi se është e rëndësishme në situatën “Covid 19” që të realizohen në bashkëpunim me të gjithë strukturat e tjera vendore, të gjitha objektivat me qellim përmirësimin e cilësisë së jetesës për qytetarët e Vorës..