Sot më datë 01.09.2020, Prefekti i Qarkut Tiranë znj.Suzana Jahollari priti në takim zevëndësministren e Turizmit dhe Mjedisit znj.Ornela Çuçi. Në këtë takim u diskutua për proçedurën që duhet ndjekur nga pushteti vendor në bashkitë e qarkut Tiranë për menaxhimin e integruar te mbetjeve, adresimin e problemeve me te cilat përballet pushteti vendor për menaxhimin e tyre.