Sot më datë 02.04.2019, pranë Prefektit të Qarkut Tiranë, në bazë të Ligjit nr. 10/2019 datë 26.2.2019, u riorganizua puna dhe filloi funksionimi i Komisionit Vendor të Vlerësimit të Titujve të Pronësisë, si funksion i deleguar. U përgatit plani vjetor dhe ai mujor sipas detyrave e përgjegjësive që ka cdo anëtar i këtij komisioni, u nxorrën urdhërat për ushtrimin e kontrolleve në zonat me përparësi turizmin si dhe detyra per bashkërendim me pushtetin lokal e strukturat e tjera shtetërore, për realizimin e prioritetit të Qeverisë për pajisjen me AMTP sipas ligjit, të shtetasve që kanë në përdorim tokën.