Sot më datë 03.11.2020, Prefekti I Qarkut Tiranë, Zj.Suzana Jahollari, zhvilloi mbledhjen e radhës së Task Forcës anti COVID-19 në Qark,në zbatim të vendimit Nr.15, datë 25.04.2020 “Për krijimin e Task-Forcës për Garantimin e Zbatimit të Protokolleve të Sigurisë në Kuadër të Epidemisë së Shkaktuar nga Covid-19”, si dhe Urdhërit Nr.28, datë 21.10.2020 për “Bashkërendimin e Inspektimeve për Zbatimin e Protokolleve të Sigurisë në Kuadër të Task-Focës Anti Covid 19”. Në këtë takim u organizua ri grupimi i grupeve të cilët do kryejnë inspektimet në terren për sa i përket zbatimit të masave të sigurisë dhe sensibilizimin e qytetarëve për mbajtjen e barrierave mbrojtëse (maskave).Në këtë takim ishin të pranishëm përfaqësues të të gjitha institucioneve të cilat janë pjesë e Task-Forcës anti-covid 19, të cilët raportuan rreth punës së bërë deri më tani, si dhe morën detyrat përkatëse për ditët në vijim.