Sot më datë 05.12.2018 u zhvillua mbledhja pranë zyrës qendrore të regjistrimit të pasurive të paluajtshme, nën drejtimin e regjistruesit të ZVRPP Tiranë dhe Përgjegjëses së zyres juridike pranë Prefektit Qarkut Tirane, në prezencë të administratoreve të Bashkisë Tiranë dhe perfaqesues të Drejtorisë së AMTP-ve pranë bashkisë.
Objekt i këtij takimi ishte evidentimi i problematikave të dala gjatë korespondencës së njësive administrative, Bashkisë Tiranë dhe ZVRPP, në lidhje me procesin e pajisjes me AMTP.
Përfaqësuesi i kryeministrisë u shpreh se gatishmëria për mbarëvajtjen e procesit nga ana e isntitucioneve shtetërore është i madh dhe se duhet rritur niveli i bashkëpunimit ndërmjet faktorëve të këtij procesi, Bashkia Tiranë ZVRPP dhe Prefektura. Gjithashtu iu bë me dije palëve pjesëmarrëse se afati aktual për përfundimin e këtij procesi, përfundon në datë 31 dhjetor dhe se deri në daljen e akteve të reja ligjore, duhet zbatuar ky afat.