Sot më datë 08.01.2019 Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takimin me Avokatin e Shtetit, z. Artur Metani, në lidhje me problemin e ndjekjes së seancave gjyqësore, për vendimet e marra nga K.V.V.T.P, të cilave u ka përfunduar afati ligjor në datë 31.12.2018.
Takimi ishte mjaft i dobishëm e me frym bashkëpunimi dhe u arrit në konkluzion se Institucioni Prefektit, në të gjitha rastet e fletëthirrjeve nga Gjykatat e të gjitha shkallëve, në menyrë shkresore do t’ja përcjelli Avokatit të Shtetit, i cili do të ndjek ligjërisht cdo seance gjyqësore.
Nga Institucioni i Prefektit u kërkua vetëm bashkëpunim për sigurimin e dokumentacionit, dosjeve që ndodhen të arkivuara në arkivën e K.V.V.T.P.