Sot më datë 11.03.2020 Prefekti i Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari, zhvilloi takim me perfaqesuesin e Operatorit te Kujdesit Shendetesor , Njesia Vendore Tirane, dr. Gimjan Dokle. Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit të planit të masave, urdhrave dhe udhëzimeve të dala nga mbledhja e qeverisë, si dhe Task Forcës për parandalimin e përhapjes së infeksionit të shkaktuar COVID-19. Znj.Jahollari kërkoi impenjimin maksimal mbi organizimin dhe koordinimin e punës ndërmjet institucioneve përgjegjëse duke ofruar në çdo rast informacionin dhe problematikat e hasura rast pas rasti.