Sot më datë 13.01.2018, Prefekti Qarkut Tiranë, znj. Suzana Jahollari mori pjesë në ceremoninë e zhvilluar nga Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë, në rastin e 106 vjetorit të krijimit të saj. Në fjalën e mbajtur znj. Jahollari, shprehu mirënjohje të pafundme për forcat e policisë, të cilët kanë një ndër rolet me të rëndësishme në shoqëri por gjithashtu edhe për gatishmërin që tregojnë në cdo moment.